Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës doli në një konferencë për ku e përmendi Bekim Sejdiun si kandidat për President.

Pastaj, Bekim Sejdiu deklaroi se publikisht ka hequr dorë nga kandidatura.

Por, në konferencën tjetër sërish Kurti e përmendi emrin e tij, duke thënë se nëse PDK-ja do të zotohej që voton, Sejdiu do të rikthehej.

“PDK-ja refuzoi ofertën tonë që të mbështesim Bekim Sejdiun, e unë besoj që në rast të përgjigjeve të tyre pozitive, profesor Bekimi do të kthehej”, ka thënë ai.

Kurti pastaj propozoi Glauk Konjfucën apo Feride Rushitin, duke kërkuar nga gazetarët që mos t’i thërrasin këta dy, por Bedri Hamzën.

“Ju lus pas kësaj konference mos më thirrni Glaukun dhe Feriden, por më pyesni Bedri Hamzën çka mendon. Pra, kryetarin e PDK-së pyetni se çka mendon për propozimin e ri të kryeministrit dhe subjektit fitues. Madje, unë flas me Feriden e Glaukun, por ju flisni me Bedri Hamzën sepse nuk po mund ta takojë”, ka thënë ai.