Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dje ka inspektuar punimet në asfalltimin e rrugëve në bllokun urban Tetovarja në Tetovë investim ky që do të përmirësoj infrastrukturën dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë lagje, transmeton zhurnal.mk.

“Në terren, për të parë nga afër punimet për asfaltimin e bllokut në lagjen Tetovarja, një investim që do të përmirësojë dukshëm qarkullimin dhe jetën e banorëve të kësaj zone.
Ky projekt është pjesë e angazhimit tonë për infrastrukturë më cilësore dhe lagje më funksionale për të gjithë qytetarët”, shkruan Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume