63 minatorë të Trepçës janë ngujuar në horizontin e 11-të të Trepçës.
Komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi për klankosova tha se është djegur trafo kryesore e këtij horizonti.
Ai tha se ekipet janë duke punuar për nxjerrjen e tyre, kurse minatorët aktualisht mbeten ende të ngujuar.
“63 minatorë janë ngujuar.Trafo kryesore është djeg. Jemi duke punuar për nxjerrjen e tyre”, tha ai.