Kujtesa Bajrami
Vazhdon krimi i radhës i mafies urbane, në krye me Komunën e Tetovës dhe kryesinë.
Dje, në seancën e Këshillit, është vendosur në rend dite Plani për parcelizimin 58.70-58.71 dhe formimin e një parcele të re 58.70-71, KO Tetovë jashtë qytetit.
Bëhet fjalë për parcelat 6686/1, 6671/2 dhe 6688/1, kjo e fundit shtetërore. Ose më saktë, tokat afër EVN-së, pranë Zhito Pollog.
Në foton më poshtë do ta shihni qartë se si, nga toka private e nënvizuar me ngjyrë të kaltër, mafia po uzurpon dyfishin e tokës shtetërore, të nënvizuar me të gjelbër. Ndaleni dorën, se nuk na mbeti tokë për gjeneratat e ardhshme. Xhungla juaj urbane nuk ka fund!
Kjo është qartë një uzurpim tendencioz i tokës shtetërore. Filloi me Monopolin dhe tani nuk keni të ndalur!
Nëse jeni burra shteti, tokat shtetërore le të dalin në ankand, të hapur dhe të drejtë. Le të blihen me çmimin e tregut, të përfitojë e gjithë komuna dhe të gjithë qytetarët, jo t’i merrni me 1 euro, që të përfitojnë vetëm bagerat dhe kamionët tuaj!
Si anëtarë të Komisionit të Urbanizmit dhe si këshilltarë, dje ne votuam kundër këtij plani urbanistik. Si do të kishit votuar ju, të dashur qytetarë?
