Edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, shihet në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ku po mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale në Hagë dhe në mbështetje të ish-ushtarëve dhe ish-komandantëve të UÇK-së së Kosovës, raporton TS.
Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët theksojnë se mesazhi i tubimit është i drejtuar ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët./TS
Mgid