Një rast i turpshëm nga ndodhur në shtetin e Malit të Zi. Një turp i madh nga organizatorët në turneun ndërkombëtar të pingpongut në Podgoricë, të cilët përjashtuan sportistin e Kosovës, Rejan Krasniqin, sepse e bëri shqiponjën dykrenare.

Ky është skandal i madh nga organizatorët malazezë.

“Rejan Krasniqi fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez, pikërisht lojtar i klubit organizator.

Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij.

Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta”, reagon KPP “Gani Maloku”.nga Ferizaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume