Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë në historinë e saj kualifikimin në fazën “play-off” të një Kampionati Botëror.
Një ëndërr e kthyer tashmë në realitet, jo vetëm për futbollistët e Kombëtares shqiptare, por për të gjithë tifozët shqiptarë që e kanë ëndërruar këtë moment prej vitesh.
Një nga trofetë më të rëndësishëm të dhënë në mbrëmjen e sotme në Galanë “Topi i Artë 2025” ishte nderimi i lojtarëve të Kombëtares për arritjen e këtij objektivi madhor dhe historik.
“Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Cake, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike.