Më 01.12.2025, në orën 18:05, në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria J.R. (24) nga Gostivari.

Sipas asaj që raporton Tetovasot, gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë, e dyshuar si narkotike.

I riu është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngriten parashtresat përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume