“Shpërthimi i bulevardit “Video Smilevski Bato” dhe lidhja e tij funksionale me fshatrat Poroj dhe Xhepçisht, deri në Jazhincë, përbën një projekt shumë të rëndësishëm për lehtësimin e komunikacionit tejet të ngarkuar në këtë zonë.

Ky investim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të rajonit, duke krijuar kushte më të favorshme për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve.

Njëkohësisht, projekti do të nxisë zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, duke u mundësuar fermerëve qasje më të shpejtë në tokat e tyre dhe në tregje.

Kjo rrugë do të kontribuojë në zgjerimin urban të qytetit drejt kësaj ane, duke e shndërruar zonën në një paralagje moderne, me ndërtime dhe investime që tashmë kanë filluar.

Ndërtimi i rrugës u ka dhënë një vlerë të shtuar tokave të banorëve të Porojit dhe Xhepçishtit, duke rritur interesin për zhvillim rezidencial dhe afarist dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës në këtë pjesë të qytetit.”

* Status facebook’u i prof.dr.Izet Zeqiri

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume