Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, mori fjalën para shefit të tij, Albin Kurti, në festën e partisë së tij pas fitores.

Ai iu kërkoi mbështetësve që ta falënderojnë Albin Kurtin dhe për të tha se populli është i bekuar që e ka në krye.

“Jemi të bekuar si Vetëvendosje e si popull që e kemi udhëheqës Albin Kurtin”, tha Konjufca, duke çuar në duartrokitje e brohoritma nga të mbledhurit në sheshin e Prishtinës.

“Kjo fitore iu dedikohet juve sepse populli e bëri këtë fitore historike në këto zgjedhje parlamentare. Ishte vërtet një fushaë e mirë. Fushatë e civilizuar, pa asnjë dhunë”.

“A po më bashkoheni si popull që keni dalë këtu me falënderu Albin Kurtin”, tha Konjufca.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume