Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë qëndrimit në Bruksel theksoi se ajo që pritej të ndodhë në Këshillin Ministror të Komunitetit të Transportit në Bruksel, edhe po ndodh, e ajo është nënshkrimi i një deklarate të përbashkët mes RMV-së, Greqisë, Serbisë, Hungaria dhe Austria, për ndërtimin e një korridori hekurudhor, e cila ishte e planifikuar edhe gjatë vitit të kaluar. Kjo, sipas Nikollovskit, është shumë me rrëndësi për vendin tonë, sepse paralelisht të gjitha shtetet do të ndërtojnë.
“Do të nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët mes RMV-së, Greqisë, Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë, për ndërtimin e një korridori hekurudhor, e cila ishte e planifikuar edhe gjatë vitit të kaluar. Kjo është shumë me rëndësi për ne, sepse nuk ka logjikë që në t’i investojmë mbi 2 miliardë euro, ndërsa shtetet tjera të mos punojnë, me këtë deklaratë paralelisht të gjitha shtetet do të ndërtojnë. Pra, Greqia merr për obligim pjesën nga Selaniku deri në Gjevgjeli, pastaj Serbia nga kufiri i Maqedonisë deri në Nish dhe Nish – Beograd, ndërsa linja Beograd – Budapest veç më është gati.”, – deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Ai po ashtu theksoi se në Këshillin Ministror të Komunitetit të Transportit në Bruksel po bëhen përpjekje të mëdha për të ndërtuar dhe përmirësuar dy korridoret evropiane që kalojnë nëpër vend. Kjo përfshin një lidhje hekurudhore me Bullgarinë, ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë në Korridorin 10 dhe ndërtimin e pjesëve të autostradës në Korridorin 8.
“Jemi me fat që dy korridore panevropiane, 8 dhe 10, kalojnë nëpër vend dhe ne si Qeveri kemi vendosur të bëjmë përpjekje për të avancuar të dy korridoret. Kjo është diçka për të cilën po punojmë së bashku me miqtë dhe partnerët tanë. Muajin e kaluar u nënshkrua një marrëveshje me Bullgarinë për një lidhje të drejtpërdrejtë hekurudhore midis kryeqyteteve Shkup dhe Sofje nëpërmjet Korridorit 8. Nga ana jonë, hekurudha është e ndarë në tre seksione. Njëra ka qenë në funksion që nga janari i këtij viti, e dyta shpresoj të përfundojë vitin e ardhshëm dhe për të tretin po punojmë me partnerët tanë nga BEI për të shpallur tenderin jo më vonë se janari dhe pres përparim edhe atje, dhe në këtë mënyrë do të arrijmë një lidhje me Bullgarinë nëpërmjet një tuneli.”, – theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Lidhur me Korridorin 10, Nikolloski theksoi se shteti ka vendosur të ndërtojë një hekurudhë me shpejtësi të lartë, me një shpejtësi deri në 200 kilometra në orë për trenat e pasagjerëve dhe 120 kilometra në orë për trenat e mallrave. Financim i favorshëm është siguruar për këtë nga Mbretëria e Bashkuar dhe përgatitjet tashmë janë duke u zhvilluar. Nikolloski gjithashtu tha se procedura për autostradat në Korridorin 10 është në proces, për të cilën po punohet me Bankën Botërore dhe po punohet edhe në zgjidhjet e autostradave në Korridorin 8.