MPB ka zbardhur vrasjen e rëndë të një gruaje nga fshati Zdunjë, e cila ishte rrëmbyer dhe më pas vrarë në territorin e fshatit Çegran.

Rasti u raportua më 11 dhjetor, kur J. M. nga Zdunja njoftoi se xhaxhai i tij i kishte treguar video-inçizime ku shihej një person i panjohur duke e marrë me forcë nënën e tij, H. A., me një veturë “Fiat”. Pas rrëmbimit, gruaja nuk ishte më e qasshme në telefonin e saj. MPB reagoi menjëherë dhe thirri disa persona për bisedë informative.

Gjatë bisedave, bashkëshortja e njërit prej të dyshuarve ka pranuar se ajo dhe burri i saj, S. A., e kanë vrarë gruan. Sipas rrëfimit të saj, pas ngjarjes trupi i viktimës ishte djegur në territorin e Çegranit.

Rasti është dokumentuar tërësisht dhe hetimet vazhdojnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume