Kumanovë: 35-vjeçari nga Shkupi paraqiti patentë shoferi të falsifikuar në Tabanoc, ngrihet kallëzim penal
Departamenti për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj K.E. (35) nga Shkupi, i dyshuar për veprën penale “falsifikim dokumenti”.
Sipas informatave zyrtare, më 23 tetor 2025, në hyrje të shtetit përmes Vendkalimit Kufitar Tabanoc, personi i denoncuar ka paraqitur për kontroll një patentë shoferi të falsifikuar, gjë që u konstatua nga zyrtarët kufitarë gjatë procedurës së rregullt të verifikimit.
Materialet e rastit tashmë janë dorëzuar në Prokurorinë kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet të ndërmerren procedurat e mëtejshme ligjore.TS
Mgid