Kuvendi sot pasdite, me 60 vota “pro” dhe nëntë kundër, miratoi Vendimin për rishpërndarjen e mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetorë të qeverisë qendrore dhe midis fondeve.
Siç tha më parë zëvendësministri i Financave, Nikolçe Jankulovski, me Vendimin ndahen 12,5 miliardë denarë në kuadër të kornizës buxhetore të përcaktuar tashmë, përkatësisht në kuadër të deficitit të përcaktuar buxhetor për vitin 2025 prej katër për qind.
Shtesë, tha, në fushën e transportit planifikohen edhe mjete për transferim në kohë drejt NPRRSH-së për ndërtimin e infrastrukturës – Korridori 8, seksioni Tetovë – Gostivar – Bokojçani dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, si dhe Korridori 10d, seksioni i autostradës Prilep – Manastir, si dhe mjete për pagesë të plotë për përgatitjen e dokumentacionit teknik përgatitor për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë përgjatë Korridorit 10 dhe për funksionimin normaë të të gjithë sistemit hekurudhor në vend.
“Me vendimin do të sigurohen edhe mjete shtesë për përgatitjen e planeve urbanistike dhe për pagesën e kontributeve në Organizatën ndërkombëtare detare. Sigurohen edhe mjete për shpenzime në procedurat e arbitrazhit, licencat, rikonstruimin e ndërtesave të organeve qeveritare dhe financimin e shpenzimeve të ngjashme rrjedhëse”, informoi Jankullovski.
Deputeti Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE theksoi se qeveria e mëparshme, e udhëhequr nga LSDM, ndryshe nga kjo aktuale, i rialokoi mjetet për likuiditetin e kompanive si ELEM, por më pas u bë e qartë se ku përfunduan ato mjete, ndërsa sipas Fatmir Bytyqit dhe Jovanka Trençevskës nga LSDM, dimri tash do të vjen “dhe kjo qeveri po luan rolin e shtetit, pa u kujdesur për qytetarët”. Edhe Lupço Prenxhov mori fjalën dhe iu drejtua Trençevskës, duke e akuzuar për fyerje, manipulim dhe shtrembërim të fakteve.
Pas seancës së 74-të, rendi i ditës është shtjerrë, Kuvendi sot pasdite, siç paralajmëroi nënkryetari Antonio Milososki, vazhdoi me punë pas seancës së 72-të.