Kuvendi i Studentëve të Universitetit të Tetovës, prej 22 – 26 dhjetor 2025, organizoi aksion për dhurimin vullnetar të gjakut me pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik nga secili fakultet i Universitetit të Tetovës.
Iniciatorë të kësaj nisme ishin Instituti i Transfuziologjisë, Kryqi i Kuq dhe Kuvendi i Studentëve. Aktiviteti u përkrah edhe nga udhëheqësia e Universitetit, drejtori i Transfuziologjisë Dr. Amir Elezi, Dr. Goran Andonov, Dr. Ekrem Ismani dhe i gjithë stafi i Institutit të Transfuziologjisë. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Prorektori për Shkencë Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Neziri, dekani i Fakultetit Filozofik Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe Prof. Dr. Agon Memeti.
Kryetari i Kuvendit Studentor Leart Ibraimi u shpreh se mënyra më e mirë për ta përfunduar një vit kalendarik është vullneti për të ndihmuar, veçanërisht në çështje shëndetësore. Dhurata e studentëve këtë vit është dhurimi i gjakut nga të gjitha grupet dhe kjo dhuratë do të pranohet nga ata që kanë më së shumti nevojë.
Universiteti i Tetovës aktivitete të tilla ka organizuar edhe më parë, duke dëshmuar vazhdimisht përkushtimin ndaj solidaritetit dhe kujdesit shëndetësor të komunitetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume