LSDM akuzon se qeveria ka hyrë në fazën e fundit të fushatës së saj politike, e cila, sipas tyre, karakterizohet nga represioni dhe persekutimi politik ndaj opozitës.

“Pas përpjekjeve për të kufizuar lirinë e shprehjes përmes dekreteve, tani po shkohet edhe më tej – drejt arrestimeve. Qëllimi është i qartë: të ndalet lufta e LSDM-së kundër krimit dhe korrupsionit të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it dhe të mbyllet goja e opozitës”, deklarojnë nga LSDM.

Sipas tyre, kjo fushatë po zhvillohet në disa faza. Fillimisht, LSDM-ja është përballur me akuza dhe sulme të vazhdueshme përmes lajmeve të rreme, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Më pas ka pasuar përpjekja për ndalim të fjalës, ndërsa tani, siç thonë ata, po zbatohet faza e tretë – represioni dhe persekutimi politik.


Nga LSDM vlerësojnë se bëhet fjalë për një skenar të njohur, të zbatuar sipas modelit të SNS-së, me synim mbrojtjen e, siç i quajnë ata, “strukturave kriminale në pushtet” nga përgjegjësia penale për skandalet e shumta të tenderëve.

Si shembuj përmenden 161 tenderë të dhëna një kompanie në vlerë prej 5.3 milionë euro, 9 milionë euro për një kompani me vetëm dy të punësuar, si dhe 1.2 milionë euro tenderë të ndarë nga Posta, krahas rasteve të tjera të ngjashme.

LSDM thekson gjithashtu se kundër partisë po zhvillohet një fushatë e koordinuar mediatike, ku publiku, sipas tyre, bombardohet çdo ditë me lajme të rreme të prodhuara nga qarqe të afërta me VMRO-DPMNE-në.

“Paralelisht, po zhvillohet edhe një operacion për destabilizimin e LSDM-së nga brenda, përmes individëve të caktuar dhe përmes publikimeve të sinkronizuara mediatike me qëllim diskreditimin e partisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com