Savash Veliu

Imam Ebu Hamid el-Gazaliu ka theksuar se për shkatërrimin e një qytetërimi, së pari shkatërrohen katër kategori elitash. Fillimisht, prishja ndodh te elita fetare, më pas te elita intelektuale, pastaj elita politike dhe ajo ekonomike. Kur këto shtylla të shoqërisë shuhen, atëherë shkatërrohet i gjithë populli.

Rendi i Luftës së Dytë Botërore është shembur. Tani, sipas Elitës Globale, Rendi i Ri Botëror duhet të vendoset me Luftën e Tretë Botërore. Pra, kush do ta vendosë dhe udhëheqë këtë rend? Këte e dëshiron mendja e lartë Anglia!
Ky rirend Botëror a do bëhet me gjak apo pa gjak nuk dihet!

Besoj se Papa i nderuar Leo XIV do thoshte të vërtetën e hidhur… kjo po ndodhte tragjikisht 80 vjet pas Luftës së Dytë Botërore.
Evropa tani po bëhet një strehë për kanibalizëm të antisemitizmit i cili ka inicuar Islamofobin dhe antikrishterimin!
Andaj Vizita e Papës ndoshta tregon se katolicizmi është i pafuqishëm kundër sionizmit israelit. Ai po i bën thirrje Turqisë, domethënë Erdoganit, për ndihmë, sepse vetëm Turqia është stabile. Sot Evropa nuk ka dialog me njëra-tjetrën. Rusia nuk ka dialog me Evropën. Ata nuk kanë dialog me Amerikën; të gjithë janë të hutuar!

Tani të gjithë sytë janë të kthyera nga Turqia islamiste për të ndaluar të keqen sioniste antisemite që ka përfshirë botën. Mesiguri kjo është arsyeja pse Papa është në Stamboll.

Presidenti Erdoğan tha:
“Ne jemi të sigurt. Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë. Ne nuk jemi një shtet midis shteteve, as një komb midis kombeve. Ne jemi kombi turk, i cili ka vendosur rendin në tre kontinente dhe shtatë klima me besimin, identitetin dhe idealet tona. Ne jemi Republika e madhe e Turqisë, me historinë, ndërgjegjen, dhembshurinë dhe drejtësinë e saj.”
Është Turqia e cila renditet e katërta në nivel botëror për sa i përket numrit të vendeve ku ka prani ushtarake. Ajo ka baza ushtarake në 10 shtete rajonale, kryesisht në vendet e shenjta të tre besimeve botrore.

Ishin me rëndësi edhe fjalët që tha Papa Leo XIV para Erdoganit: “Ata duan Luftën e Tretë Botërore, por ne nuk duhet ta lejojmë”!
Papa është amerikan dhe emisar i Trump. Ne e kujtojmë takimin Trump-Zelensky në Dhomën Ovale, ku ai i bërtiti para kamerave: ‘Nëse nuk doni Luftën e Tretë Botërore, ndaloni këtë luftë!'”
Dhe Sa herë që arrihej një kompromis, Zelensky detyrohej të largohej nga tryeza. Kush e nxiste atë, sigurisht, ishte Anglia! Pra, Anglia dëshiron luftë!
Edhe sot, britanikët po sulmojnë anijet cisternë ruse pranë brigjeve turke, me kusht që ta fusin Rusinë në luftë me Turqinë. Jemi në një kohë pakokë!

Në anën tjetër tani kuptohet se, axhenda e cionistit israel ishte Bin Zayed dhe bin Salman të zgjedhen për të përhapur krishterimin midis myslimanëve të Lindjes së Mesme… një axhend skandaloze që përgjaku rajonin!
Poashtu, pasi Turqia shkatërroi Mossadin në vend, Israeli rekrutoi bin Zayed për të marrë përsipër rolin e tij dhe të futet në Turqi nën petkun arab musliman për mbledhje informatash dhe drejtim të atentateve ndaj inxhinjerët të lart të fushës ushtarake turke.

Tani në një form tjetër pyesim; A u shpik vizita e Papës në Iznik të Turqisë, pra te bashkimi te vija administrative e dy kishave, katolike dhe ortodoksisë, me çfarë prapavij, koha do ta tregoj?
Thuhet se Papa don një aleancë Turko-Evropiane kundër kërcënimit të Kishës Ruse ndaj Autoqefalisë ortodokse të Stambollit të cilën e ka në shënjestër.
Sepse Putin tha: Nëse Evropa papritmas dëshiron të na luftojë dhe fillon, ne jemi gati tani

Çfarë tregoi vizita e Patriarkut të Jerusalemit në Turqi disa muaj më parë, gjatë së cilës ai i paraqiti Erdoganit një kopje të dekretit të Kalifit Omar mbi të drejtat e të krishterëve dhe i kërkoi atij të mbronte të krishterët ortodoksë dhe Jerusalemin?

Dhe sot vjen Papa në NICA/IZNIKU 1700 VJET MË VONË!

Cili është mesazhi i Leonit XIV për TURQINË?
A ishte vizita e tij në Turqi një mision paqeje, një aleancë apo një luftë fetare?

E para besohet se ishte një mesazh Paqeje si urë mes kontinentit të Evropës drejt Azisë në Bosfor. Pra Paqe mes krishterimit dhe Islamit në Stamboll, vend ku takohen dy botratë.

E dyta, mund të ishte një Aleancë e re mes dy besimeve të armiqsuara me shekuj duke shtrirë dorën e pajtimit për aleancë ndaj së keqes që afrohet botës nga sionizmi satanik.

Dhe e treta, a është një Luftë e re Fetare në dukje me sionizmin satanik.

A po bashkohen muslimanët dhe të krishterët kundër globalistëve heretikë? Vizita e Papa Leo XIV në Turqi dhe vizita e tij në Nikea NICA, Bursa, 1,700 vjet më vonë, mbartin shumë mesazhe të fuqishme.
Përndryshe, Bazilika e Nikeas është një Jerusalem i dytë për të krishterët.

Sipas priftit katolik, myslimanët kanë të drejtë. E dini pse? Në Këshillin e Nikesë, Perandori Konstandin detyroi klerin ta njihte Jezusin si “Zot”. Megjithatë, vetë Jezusi thotë: “Unë jam njeri dhe profet”. Në Ungjillin e Gjonit thuhet:
“Por tani doni të më vrisni mua, një njeri që ju thashë të vërtetën…” (Gjoni, 8:40)

Në Këshillin e Nikesë, dy priftërinj debatojnë se si mund të ndryshohen fjalët e Zotit! Në atë moment, të dy priftërinjtë vriten nga klerikë të tjerë dhe varrosen brenda kishës. Sot, të dy priftërinjtë e vrarë gjenden në të njëjtën kishë!

Tani a po hidhet një themel i ri në marrëdhëniet turko-perëndimore? Çfarë do të thotë që të krishterët po dërgojnë mesazhe të “Unitetit të Krishterë” nga Turqia pas gjenocidit hebre kundër muslimanëve në Gaza?

A synon vetëm afrimi midis Vatikanit katolik dhe Patriarkatit Ekumenik Ortodoks përballjen me kishën Ruse, dhe sjellja e saj në Stamboll, në qendrën e ardhshme islame apo është një e ardhme politike e nxitur nga Turqia?
Çfarë do të thotë që luftërat sektare po thellohen në rajonin tonë, ndërsa theksi i krishterë po forcohet në botën perëndimore?
A mund të bëhen vlerësime të sakta të politikave të përgjithshme të ndjekura për shekuj me radhë nga selxhukët, osmanët dhe Republika e Turqisë, dhe mesazheve të përcjella nga vizita e sotme e Papës?

Pra, le t’i sjellim në skenë ata që janë të njohur me këtë temë të ndjeshme politike dhe fetare. Kjo është ajo që kam arritur të kuptoj deri më tani nga thelbi i këtyre fenomeneve simbolike; le të shohim se çfarë do të sjellin ditët në vijim.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com