VMRO-DPMNE-ja e konsideron si qesharake nismën e LSDM-së për ekip kundër korrupsionit dhe për publikimin e materialeve që flasin për korrupsionin e pushtetit. Sipas tyre, LSDM-ja nuk ka kredibilitet të flasë për luftën kundër korrupsionit.

“Është shumë ironike kur Venko Filipçe flet për luftën kundër krimit. Kjo është njësoj sikur një njeri me shprehi të dyshimta morale ta bëni profesor për etikë. Është qesharake që LSDM-së këtë e prezanton si punë serioze. Kur Filipçe flet për nder kurse Zaevi është akoma lider në hije i LSDM-së ky është nënçmim i hapur për qytetarët”, deklaroi Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com