Më 10.12.2025, rreth orës 18:45, para sallës sportive “Boro Çurlevski” në Manastir, policia arrestoi P.N. (20), N.A. (24) dhe D.M. (24), të gjithë nga Shkupi, pasi gjatë hyrjes së tifozëve nga Shkupi, u prish rendi dhe ata sulmuan fizikisht policët që po ushtronin detyrën.
Në orën 19:20, u arrestua edhe N.G. (34) nga Manastiri, i cili po ashtu prishi rendin me sjellje agresive dhe thirrje për dhunë.
Ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume