Pritja 19-vjeçare, me plot 22 ndeshje pa fitore, ka marrë fund për Selta Vigon, që ka thyer “makthin”, duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 0-2, në një duel që rezultoi dramatik për skuadrën e Çabi Alonsos, që e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Fran Garsias dhe Karreras, që u përjashtuan nga ndeshja në minutat 64 dhe 90+2.

Golat për miqtë i shënoi Svedberg në minutat 53 dhe 90+3. Kjo ishte humbja e dytë në 16 javë kampionat për Realin, që tashmë e shikon veten në vendin e dytë me diferencë 4 pikë nga Barcelona. Duelin e radhës madrilenët e luajnë në transfertë ndaj Alavesh.

Vlen të theksohet fakti se fitorja e fundit e Selta Vigosë në “Bernabeu”, datonte në nëntor të vitit 2006. Reali tani kanë fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, ndërsa presioni rritet mbi trajnerin Alonso

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume