Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Matit, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘Shkatërrimi i veprave kulturore’ dhe ‘Ndërtimi i paligjshëm’, duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës ‘Ura e Vashës’”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume