Një delegacion prej gjashtë anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Türkiye, SOC), do të qëndrojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Delegacioni i PACE do të takohet me udhëheqës dhe përfaqësues të partive kryesore politike, përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore, si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor.

Gjithashtu, një ekspert i Komisionit të Venedikut – grupi i ekspertëve të pavarur ligjorë të Këshillit të Evropës, do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume