Një orë pasi u shpall e hapur, ka përfunduar protesta e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, e mbajtur sot në Shkup.

Fjalimin përmbyllës e mbajti kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe njëherësh një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti. Gjatë fjalës së tij, Ahmeti kërkoi liri dhe drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së që aktualisht po gjykohen në Hagë, njofton TS.

Ai theksoi se kërkesa për lirimin e tyre është një thirrje e drejtë dhe e mbështetur nga vullneti i qytetarëve shqiptarë, duke nënvizuar se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe e pastër.

Sipas organizatorëve dhe autoriteteve kompetente, protesta nisi dhe përfundoi në mënyrë paqësore, pa asnjë incident të vetëm të raportuar deri më tani.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com