Përleshje masive në ahtkstradën Tetove-Goetivar: 4 persona ngs Bogovine me veture me drjta sinjalizuese i ndalojnë 2 persona ngs Piroku dhe i rrahin

Më 13.12.2025, rreth orës 02:00, në SPB Tetovë u privuan nga liria B.Sh. (24), I.I. (28), A.I. (27) dhe F.I. (24), të gjithë nga fshati Bogovinë, rajoni i Tetovës.

Pas një denoncimi paraprak në SPB Tetovë se rreth orës 01:00, në autostradën Gostivar–Tetovë, pranë nyjës së Kamenjanit, derisa A.A. (28) nga fshati Pirok po lëvizte me një veturë BMW me targa zvicerane, në të cilën si bashkëudhëtar ishte R.J. (28) nga Piroku, pas tyre po lëvizte një veturë Passat me targa të Tetovës, e drejtuar nga I.I. nga fshati Bogovinë.

Sipas kallëzimit, drejtuesi i automjetit Passat kishte aktivizuar dritat sinjalizuese, më pas i kishte parakaluar dhe ua kishte ndërprerë rrugën. Nga automjeti kishin zbritur personat e arrestuar, të cilët fizikisht i kishin sulmuar A.A. dhe R.J..

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com