— Politikanët e dobët dhe profiter mos të kërkojnë tu duartrokasim, kur dihet së kjo është në dëm të qytetarëve dhe të Kosovës …
Skënder MULLIQI
Qytetarët gjithnjë kanë jetuar më shpresë së pas secilës palë të zgjedhjeve do të jetë më mirë.Edhe këto zgjedhje janë shpresa e tyre se do të bëhët më mirë. Kan pritur pozitivitete shumë më të mëdha pas largimit më luftë të Serbisë nga Kosova.Kan pritur të këtë drejtësi dhe barabarësi në punësime .Kan pritur që të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.Kanë pritur një zhvillim shumë të hovshem të vëndit për të pasur një jetë më të mirë.Kan pritur që mos të kemi kaq shumë abuzime më mundin dhe djersën e tyre .Nuk kan pritur dallime kaq të mëdha klasore.U krijuan pasanikë të kamur të jetës politike dhe biznisore më shumë të pa ligjshem.Kosovën e goditen fenomene të rënda, si korupcioni dhe krimi i organizuar që frenuan proceset demokratike dhe zhvillimore, duke shkaktuar varfëri për një pjesë bukur të mëdhe të popullatës.Ndërsa qytetarët gjithnjë e më shumë zhyteshin në varfëri , regjimet përdorën parat publike për realizimin e interesave përsonale .Kësaj sigurisht nuk I thonë politikë parimore –kjo është poshtërim ndaj popullit.Populli pagoi shumë fatura , duke u demoralizuar , duke pësuar goditje edhe të natyrës psiqike nga rrugët qorre të krijura nga pushtetet e pas luftës.Me fanatizëm ruajtën pozitat dhe provilegjet e larta pushtetare duke monopolizuar qdo vlerë shoqërore dhe politike në vend .Dhe, kjo ishte më shumë së poshtërim.Ai që nuk mëson drejtë dhe për shtetin, mëson të urrenë të gjithë të tjerët që nuk pajtohen më konceptet e tija politike .Njerëzit sigurishte së nuk janë bagëti ti grahin me shtagë kah të dëshirojnë ata.Kjo është padrejtësia më e madhe.Kjo i ngjan asaj kur shefi të pushton nga puna pa asnjë arsye , dhe ti nuk mund ti bësh asgjë sepse sistemi nuk i mbron të dobëtit.Kështu ka ndodhur shumë shpesh deri më sot.Ju kuputen rinisë ëndrrat në mes për ti arritur objektivat në profesion dhe karrierë.Nuk është i lehtë përjetimi kur fëmijët tu ushehën dhe vishen keq ,e qe ka ende kategori të tilla në Kosovë, e në anën tjetër sheh ata që vishen bukur, më vetuara luksoze , pasë shumë vitësh në politikën locale dhe qendrore .Gjenerata e re nuk edukohet në këtë mënyre duke jetuar në padrejtësi të mëdha shoqërore dhe politike .Forca qëndron në lirinë e zgjedhjes, në marrjen e përgjegjësisë, në lirinë për të pasur të drejtën të thuash atë që mendon, pa frikë nga ndëshkimi.Forca qëndron në të jetuarit normal në një botë sot të trazuar, dhe kjo vlenë më shumë për vendet e vogla dhe të varfëra ,siq është Kosova. Politikanët e dobët dhe profiter mos të kërkojnë tu duartrokasim, kur dihet së kjo është në dëm të qytetarëve dhe të Kosovës …

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com