Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar gjatë natës ka kryer këqyrje në territorin e fshatit Negotinë të Gostivarit, ku është gjetur trupi i një personi të vdekur ende të paidentifikuar, i cili ishte i varrosur në një gropë.
Për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për një grua e raportuar më herët si e zhdukur, me indicie se ishte privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria, prokurori ka urdhëruar autopsinë dhe identifikimin e trupit, si dhe grumbullimin e provave nga vendngjarja.
Gjatë natës janë ndërmarrë disa veprime hetimore, pas të cilave një person i dyshuar është dërguar në ndalim të shkurtër prej 48 orësh për sigurimin e provave, ndërsa një person tjetër është mbajtur për kontroll dhe verifikime.
Me urdhër të prokurorit publik, po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të rastit – njoftoi Prokuroria. Ajo se çfarë ka ndodhur konkretisht pritet të sqarohet me një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.