E rritur në “folenë” e Bashkimit Demokratik për Integrim, Imrane Aliu vazhdon të jetë një nga anëtaret më aktive dhe më të përkushtuara në avancimin e vizionit të partisë. Ajo ka përshëndetur vendimin e kryetarit Ali Ahmeti për përbërjen e kryesisë së re, duke e uruar njëkohësisht për rizgjedhjen e tij edhe për katër vite të tjera në krye të BDI-së.

Ajo gjithashtu ka vlerësuar lartë përfshirjen e Rinisë së BDI-së në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, duke e cilësuar këtë hap jo vetëm si organizativ, por si një akt besimi dhe një deklaratë të qartë se e ardhmja e partisë ndërtohet me zërin e të rinjve.

Sipas Aliut, rinia nuk sjell vetëm energji, por edhe ide të freskëta, guxim për të sfiduar rutinën dhe ndjeshmëri ndaj realitetit në ndryshim të vazhdueshëm. Ajo thekson se përfshirja e të rinjve në vendimmarrje e bën BDI-në më të hapur, më demokratike dhe më të drejtë në raport me kohën që jetojmë.

“Demokracia nuk matet me sa flasim për të, por me sa hapësirë u japim atyre që vijnë pas nesh”, ka theksuar Aliu.

Ajo shton se kur të rinjtë janë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, vendimet nuk bazohen vetëm në përvojën e së kaluarës, por edhe në vizionin për të ardhmen, duke e afruar politikën më shumë me qytetarin dhe me nevojat reale të brezave të rinj.

Në mesazhin e saj, Aliu ka shprehur mbështetje të fuqishme për të rinjtë, duke theksuar se në entuziazmin, guximin dhe ëndrrat e tyre sheh veten e saj si rini të dikurshme, ndërsa u ka uruar dinjitet, mundësi, drejtësi dhe shpresë.

“Rinia e BDI-së nuk është dekor, por forcë – jo vetëm spektatore, por bashkëkrijuese e drejtimit politik. Kjo është demokraci e vërtetë dhe rruga për ta mbajtur BDI-në të gjallë, të fortë dhe në shërbim të vendit”, ka shkruar Aliu, duke e përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Bashkë dhe përpara”.

Ja statusi i plotë i saj:

“Përfshirja e Rinisë së BDI-së në Këshillin e Përgjithshëm nuk është vetëm një hap organizativ, është një akt besimi dhe një deklaratë e qartë se e ardhmja e partisë ndërtohet me zërin e të rinjve.
Rinia nuk sjell vetëm energji, por ide të freskëta, guxim për të sfiduar rutinën dhe ndjeshmëri ndaj realitetit që po ndryshon çdo ditë. Kyçja e tyre në vendimmarrje e bën BDI-në më të hapur, më demokratike dhe më të drejtë në raport me kohën që jetojmë. Demokracia nuk matet me sa flasim për të, por me sa hapësirë u japim atyre që vijnë pas nesh.

Kur të rinjtë janë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, vendimet nuk merren vetëm nga përvoja e së kaluarës, por edhe nga vizioni për të ardhmen. Kjo do të thotë politika më afër qytetarit, më afër nevojave reale dhe më afër shpresave të brezit që do ta bartë këtë vend përpara.
Tek ju shoh rininë time…në entuziazmin tuaj, në guximin tuaj dhe në ëndrrat tuaja e gjej veten time si rini të dikurshme. Dhe gjithçka që e kam dashur dhe e dua për veten time atëbotë -dinjitet, mundësi, drejtësi dhe shpresë jua dëshiroj edhe juve, me mbështetje të pa rezervë.

Rinia e BDI-së nuk është dekor, por forcë e cila nuk është vetëm spektatore, por bashkëkrijuese e drejtimit politik. Kjo është përparësi, kjo është demokraci e vërtetë dhe kjo është rruga për ta mbajtur BDI-në të gjallë, të fortë dhe në shërbim të vendit.
Bashk, dhe përpara” ka shkruar Imrane Aliu.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com