Leonora Jakupi njihet për stilin e saj elegant dhe për një lidhje të veçantë me fustanin e kuq.

Në disa nga paraqitjet dhe reklamat ku ajo kërkonte “Princin”, ky fustan ishte pjesë kryesore e imazhit të saj.

Me kalimin e kohës, Leonora ka bërë të ditur se e ka gjetur princin e saj, por fustani i kuq vazhdon të mbetet një element i pandashëm i stilit dhe identitetit të saj artistik, shkruan “Kosovarja”.

Ky fustan, përveç simbolikës që mbart, i shkon shumë këngëtares dhe vazhdon të jetë një nga detajet më të dallueshme në paraqitjet e saj, duke ruajtur një vazhdimësi estetike në imazhin publik të Leonora Jakupit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume