Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja ka lëshuar “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër grupit të Shtetit Islamik në veriperëndim të Nigerisë.

Trump e përshkroi IS-in si “llum terroristësh”, duke e akuzuar për shënjestrim dhe vrasje të të krishterëve, raportoi BBC.

Ai ka shtuar se ushtria amerikane “ka kryer një numër sulmesh perfektë”, derisa më vonë Komanda Amerikane në Afrikë (Africom) raportoi se sulmi ishte ndërmarrë në koordinim me Nigerinë.

Ministri i Jashtëm nigerian, Yusuf Maitama Tuggar, ka thënë se ishte “operacion i përbashkët kundër terroristëve”.

Pa e përmendur IS-in, Tuggar shtoi se operacioni ishte planifikuar “qe disa kohë” dhe se kishte përdorur informacione nga inteligjenca e ofruar nga Nigeria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume