Polici mund të largojë me urdhër verbal dhunuesin nga shtëpia edhe nëse ai është pronar i pronës, njoftoi Toshkovski
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi sot se me ndryshimet e propozuara në Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, policia do të ketë të drejtë të largojë menjëherë dhunuesin potencial nga shtëpia, edhe nëse ai është pronar i banesës.
Sipas Toshkovskit, nëse oficeri i policisë që intervenon vlerëson se ekziston rrezik serioz që viktima të jetë objekt i dhunës në familje, ai mund të nxjerrë një masë të menjëhershme – urdhër gojor – për largimin e personit nga shtëpia për 48 orë. Kjo masë vlen edhe kur dhunuesi është pronar i pronës.
Urdhri gojor duhet të jepet edhe me shkrim brenda 6 orëve. Menjëherë njoftohen viktima dhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa gjykatës i kërkohet të vendosë për vazhdimin e masës (deri në 30 ditë) ose për ndërprerjen e saj.
Toshkovski theksoi se tani Ministria e Punëve të Brendshme mund të veprojë edhe sipas detyrës zyrtare në rastet e lëndimeve trupore nga dhuna në familje, jo vetëm kur viktima bën denoncim. Ai shtoi se propozimi përfshin edhe përdorimin e byzykave elektronike për ndjekjen e dhunuesve familjarë dhe personave të dyshuar, sipas vendimit të gjykatës.
Ministri e përmblodhi kështu thelbin e ndryshimeve:
“Çfarë mbrojmë – të drejtën e pronësisë apo të drejtën e jetës?”