Një burr nga Shkupi, është thirrur për bisedë informative në stacionin policor “Kisella Vodë”, kurse pas ndriçimit të tërësishëm të rastit, do të pasojë edhe dënimi konform dispozitave të ligjit.
Një incident serioz respektivisht i dhunës fizike familjare, është paraqitur në komunën “Karposh” të Shkupit. Sipas informacioneve të policisë, 39 vjeçari fizikisht e ka sulmuar gruan e tij 36 vjeçare dhe nënën e tij 60 vjeçare në shtëpi.
Pas paraqitjes së rastit, i dyshuari K.S. nga Shkupi, është thirrur në stacionin policor “Kisella Vodë”, ku u realizua bisedë informative.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) thonë se pas kompletimit të rastit, do të pasoj kallëzim penal ndaj autorit të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume