Më 28.12.2025, rreth orës 11:20, në bulevardin “Iliria” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.I. (23) nga Tetova.

Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 103 km/orë, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/orë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume