Në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, sot tradicionalisht do të mbahen dy aktivitete para Vitit të Ri, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës: lidhje video-konferenciale me paqeruajtësit e vendit, në prani të anëtarëve të familjeve të tyre dhe ndarje e dhuratave për fëmijët e pjesëtarëve të Armatës, dërguar në misione paqësore.

Me presidenten dhe komandante supreme e Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorin, Sashko Lafçiski në lidhjen video-konferenciale do të bashkangjiten edhe pjesëtarët e Armatës së vendit, të cilët kryejnëd etyra në misionet dhe operacionet në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Liban, Lituani, Rumani, Bullgari dhe Gjermani, pas çka do të pasojë ndarja e dhuratave për fëmijët e tyre.

Në pajtim me programin, është paraparë fjalim për paqeruajtësit, nga ana e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, ministrit Misajllovski dhe shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorit, Sashko Lafçiski, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com