Qarkullimi në PK “Medzitlija” është i hapur për të gjitha llojet e automjeteve, ndërsa PK “Bogorodica” është e hapur vetëm për automjete të pasagjerëve, informon AMSM.

Pikat kufitare sot prej orës 14 sipas kohës lokale ishin të bllokuara nga bujqit grekë dhe sipas paralajmërimeve bllokadat do të zgjasin deri në orën 22.

AMSM njoftoi se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në vende me karrexhata të lagështa. Ka ulje të dukshmërisë deri në 50 metra për shkak të mjegullës në kalimet malore Gjavato, Pletvar, Strazhë dhe Krushevë.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

AMSM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës së vendosur rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër ultësira, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ka mundësi të paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për pjesët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Viniçë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në fuqi është detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com