TetovaSot mëson se SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër një personi juridik nga Tetova, si dhe ndaj B.I. (45) dhe A.I. (48) nga Reçica e Vogël, për dëmtim të instalimeve publike. Gjatë punimeve ndërtimore në rrugën “29 Nëntori”, një ekskavator ka dëmtuar kabllo nëntokësore me tension të lartë, duke lënë për disa orë pa energji elektrike disa zona të Tetovës dhe komunave përreth.
Mgid