Sot (14.12.2025) në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 04:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer një kontroll aksion në objekte hotelierike në zonën e Stacionit Policor Gostivar. Gjatë kontrollit, në një objekt hotelierik në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, janë hasur tre vajza minorene 17-vjeçare pas orës 24:00, të cilat u janë dorëzuar prindërve të tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj pronarit do të vijojë parashtresë përkatëse për praninë e të miturve në objekt pas orës 24:00, ndërsa nga organet tjera do të ndërmerren masat përkatëse në kuadër të kompetencave të tyre.
…..
Mgid