Ukraina godet tubacionin e naftës, i cili e furnizon me naftë Hungarinë dhe Sllovakinë.

Sipas një burimi nga shërbimi ushtarak-zbulues ukrainas (GUR), Ukraina ka goditur tubacionin e naftës Druzhba në zonën qendrore ruse, në rajonin Tambov Oblast.

Ky është sulmi i pestë ukrainas kundër këtij tubacioni, i cili transporton naftë ruse për Hungarinë dhe Sllovakinë, raporton reuters.

Sipas mediave ukrainase, në sulm janë përdorur eksplozivë që aktivizohen në distancë.

Megjithatë, sipas operatorëve sllovakë dhe kompanisë së naftës dhe gazit hungareze (MOL), furnizimi me naftë përmes Druzhbës vazhdon normalisht.

Mediat theksojnë se të tilla goditje ndaj infrastrukturës energjetike ruse janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme ukrainase për të dobësuar mundësinë e furnizimit me naftë të Rusisë, si reagim ndaj pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume