Ditët e fundit të këtij viti e gjetën kandidatin e AKI-së për kryetar komune të Gostivarit, Valbon Limani, më afër një vatre të dijes, Universitetit Ndërkombëtar “Vision”.

Së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal, z. Valdet Xhaferi, dhe grupin e këshilltarëve të AKI-së, Limani vizitoi këtë institucion të rëndësishëm arsimor.

Gjatë vizitës, ai falënderoi rektorin Prof. Dr. Ahmed Vexhdi Xhan, rektorin themelues Prof. Dr. Fadil Hoxha, kryetarin e fondacionit “Shar Vardar”, z. Mefail Rexhep, dekanin Prof. Dr. Adnan Vranko, si dhe gjithë profesorët dhe akademikët për pritjen e ngrohtë.

“Shpreh krenarinë që në qytetin tonë kemi një tempull dijeje si Universiteti ‘Vision’. Do të jem gjithmonë i gatshëm dhe i lumtur të jem në krah të tyre, në mbështetje të dijes, arsimit dhe të ardhmes së Gostivarit,” deklaroi Limani në rrjetet sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume