Ndërsa veteranët e UÇK-së kërkojnë drejtësi për çlirimtarët që po gjykohen në Hagë, VLEN i bashkohet narrativës së Mickoskit duke e refuzuar protestën e 13 dhjetorit. Ishte vetë Mickoski ai që foli një ditë më parë në emër edhe të VLEN-it, duke theksuar se ai vetë nuk e mbështet këtë protestë, dhe, sipas tij, as VLEN-i nuk besoj se e mbështet. I menjëhershëm ishte pohimi i fjalëve të Kryeministrit nga vetë VLEN, duke dalë kundër protestës. Në vend që të qëndrojnë me qytetarët dhe me të vërtetën historike, ata zgjedhin të akuzojnë për “manipulim” e “improvizim”, duke u fshehur pas fjalëve për diplomaci.

Kujdesin për ndjenjat e shqiptarëve VLEN nuk po e mban as në deklarata, por edhe me veprime, si gjithmonë, po i bindet vijës së VMRO-së. Kur vjen momenti për t’u rreshtuar përballë padrejtësisë, mungesa e tyre bërtet më fort se propaganda: VLEN sot u pozicionua kundër protestës, kundër UÇK-së./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com