I ftuar në Click Plus, Arben Taravari foli edhe për daljen e ulët të votuesve në zgjedhjet në Gostivar dhe Vrapçisht, përcjell TV21. Sipas Taravarit, problem është listat e papastruara që siç tha, janë rreth 6 mijë të vdekur që ende figurojnë në lista zgjedhore. Taravari shtoi se në Gostivar nuk ka më shumë se 60 mijë votues.

“Në Gostivar ka 60 mijë banorë, resident. Në listën zgjedhore janë 86 mijë votues a në Tetovë 88 mijë. Në Tetovë votojnë mbi 80 mijë banorë. Lista në Tetovë është 88 mijë e në Gostivar 86 mijë, a janë njerëz që jetojnë 60 mijë dhe nuk ka më shumë. Të pastrohet lista zgjedhore. Aty ke 5-6 mijë të vdekur”, tha Taravari.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com