Në një nga surprizat më të mëdha të sezonit në Spanjë, Albacete, ekipi që lufton për mbijetesën në kategorinë e dytë, ka mposhtur Real Madridin 3-2 dhe ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Copa del Rey.

Ky triumf historik është i pari i Albacete-s në këtë fazë të turneut që nga sezoni 1994-1995, duke shkaktuar një zhgënjim të madh për skuadrën e madhe madrilene.

Ndeshja shënoi gjithashtu debutimin e Alvaro Arbeloa si trajner i Real Madrid, pas largimit të Xabi Alonso, por për eksperiencën e tij të re nuk ishte një fillim i ëndrrave.

Albacete tregoi vendosmëri dhe karakter, duke përmbysur pritshmëritë dhe duke shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të këtij sezoni të Kupës së Mbretit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume