Shefi i shtabit të koalicionit VLEN, njëherësh deputet, Adnan Azizi, ka qëndruar edhe sonte në Vrapçisht së bashku me strukturat e koalicionit VLEN, në kuadër të aktiviteteve mbështetëse për kandidatin e pavarur për kryetar komune, Zulhajrat Demiri.

Gjatë takimit me aktivistët dhe përfaqësuesit lokalë, Azizi ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidaturën e Demirit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët në terren dhe mobilizimit të strukturave për procesin zgjedhor.

Përveç kandidatit, në këtë vizitë Adnan Azizi ka qenë i shoqëruar edhe nga Ejup Ademi, ndërsa takimi është vlerësuar si një mesazh uniteti dhe koordinimi brenda koalicionit VLEN në prag të zgjedhjeve atje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume