Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka mbërritur në Parlamentin e Kosovës.
E pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami se a do të thirret sot një seancë, pasi edhe 6 tetori është afati i fundit për president, Haxhiu nuk dha përgjigje, transmeton klankosova.tv.
Nëse presidenti nuk zgjidhet sot, vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ndërkohë, nga ana tjetër PDK po kërkon me ngulm që të votohet në lexim të dytë Projektligji për Specialen.