Njësia për Krim Ndërkufitar dhe Migrim Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër F.A. (25) nga Republika e Turqisë, për shkak të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumentit”.

Sipas informacioneve të siguruara nga Tetovasot, më 28.12.2025, në Vendkalimin Kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”, gjatë kontrollit në dalje të shtetit, është konstatuar se i dyshuari ka tejkaluar qëndrimin e lejuar turistik prej 90 ditësh në 180 ditët e fundit, duke përdorur dy dokumente udhëtimi turke në hyrje dhe dalje nga shteti. Rasti është proceduar nga autoritetet kompetente, shkruan Tetovasot.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com