Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria G.N. (23) nga fshati Pallaticë e Tetovës, pasi ndaj tij ishte bërë denoncim për sjellje agresive dhe kërcënime.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 16:30, në një objekt hotelerik në fshatin Pallaticë, i dyshuari ka kërcënuar dy persona të moshës 64 vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume