Më 06.01.2026, rreth orës 01:50, në SPB Shkup u raportua se në hapësirën ndërmjet Vendkalimit Kufitar “Hani i Elezit” dhe Vendkalimit Kufitar “Bllacë e Poshtme”, 60-vjeçari Q.S. nga Republika e Kosovës, duke drejtuar automjetin e pasagjerëve “Golf” me targa të Kosovës, ka goditur këmbësorin S.K. (25) nga Shkupi.

I lënduari është dërguar me urgjencë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe ai ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Me urdhër të prokurorit publik, shoferi Q.S. është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor Gazi Babë për procedurë të mëtejshme. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi inspektues i SPB Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume