Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që mos ta votojë sot propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, ligj ky që duhet të hyjë në fuqi, që të mund të fillojë funksionimi i sistemi “Safe City” nga 1 shkurti. Koordinatorja e grupit parlamentar të Frontit Evropian (BDI), Rina Ajdari për TV21 tha se nuk do të votojnë, ndërsa adresoi disa kërkesa për ndryshime.

Në lidhje me: Sot në Kuvend pritet të miratohet Ligji për Kundërvajtje, që mundëson nisjen e sistemit ‘Safe City’ nga 1 shkurti!

Kujtojmë se ligji në fjalë kërkon mbështetja me shumicë prej dy të tretash në Kuvend. Paraprakisht, edhe LSDM ka paralajmëruar se nuk do të votojë për ndryshimet e Ligjit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume