Zv/kryeministri i parë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bekim Sali ka njoftuar se kanë zhvilluar takime të rëndësishme me banorët e fshatareve Gradec, Senakos, Negotinë, Dobërdoll dhe Kalisht në Komunën e Vrapçishtit.

“Sot, së bashku me krerët e VLEN-it, zhvilluam takime të rëndësishme me banorët e fshatrave Gradec, Senakos, Negotinë, Dobërdoll dhe Kalisht në Komunën e Vrapçishtit.

Mesazhi i qytetarëve ishte i qartë: ndryshimi është i domosdoshëm. Mikpritja dhe përkrahja e fuqishme për Zulhajrat Demirin dëshmojnë se Vrapçishti është gati për një drejtim të ri, të ndershëm dhe zhvillimor.

Bashkë, me vullnetin e banorëve, po ndërtojmë fitoren”, ka deklaruar zv/kryeministri Bekim Sali.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume