Më datë 08.01.2026, rreth orës 23:30, në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamenjanit kanë privuar nga liria B.A. (20) dhe F.A. (20), të dy nga Bogovina.

Siç informon Tetovasot, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në të cilin po udhëtonin, policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj dy të dyshuarve do të vijojë kallëzimi përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume