Isen Shabani është çertifikuar zyrtarisht si kryetar i Komunës së Vrapçishtit, duke siguruar kështu vazhdimin e drejtimit të komunës edhe për katër vitet e ardhshme. Me këtë vendim, Shabani vazhdon mandatin e tij pa ndërprerje, pas përfundimit të procesit zgjedhor informon Tetovasot.
Në Vrapçisht zgjedhjet u mbajtën në formë të përsëritur, për shkak të mosarritjes së censuzit në raundin e parë, çka e zgjati procesin zgjedhor. Megjithatë, në votimin e fundit u plotësuan kushtet ligjore dhe rezultati u konfirmua nga institucionet përkatëse.
Kryetari i çertifikuar Isen Shabani pritet të vazhdojë realizimin e projekteve të nisura dhe të përmbushë premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, me fokus në zhvillimin lokal, infrastrukturën, shërbimet komunale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Vrapçishtit.
Nga Komuna theksojnë se puna institucionale ka vazhduar edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve të përsëritura dhe se tani pritet një intensifikim i aktiviteteve dhe projekteve në dobi të qytetarëve.Tetovasot